Problemet personale të Ronaldo’s
Ylli i Real Madrid, Christiano Ronaldo ka e ka pranuar se gjatë këtij sezoni nuk ishte edhe aq në formë dhe tërë fajin ua hedhë problemeve personale.
Portugezi ka shënuar 4 gola në ndeshjen e Champions League me Malmon, duke e quar numrin e golave të tij në 11 gjatë këtij sezoni.
Mirëpo, Ronaldo deri më tani s’kishte pasur paraqitje më të dobët nën fanellën e bardhë dhe tërë kjo për shkak të diçka problemeve personale.
“Isha nën nivelin tim, kisha shumë gjëra me të cilat duhet të merresha”, ka thënë ish lojtari i Manchester United për reporterët pas fitores me Malmon në Bernabeu.
“Jam i lumtur me situatën tani, mirëpo në fillim të sezonit kisha shumë probleme personale”, është shprehur lojtari.