Delawie: Kosova me nivel të lartë të korrupsionit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, zyrtarë të institucioneve të Kosovës, atyre ndërkombëtare, por edhe përfaqësues nga shoqëria civile kanë bërë thirrje për një angazhim shumë me të madh në luftën kundër korrupsionit.

Në bazë të hulumtimeve të bëra nga organizata vendore dhe ndërkombëtare, del se korrupsioni në Kosovë është i pranishëm në pothuajse të gjitha institucionet dhe në nivele të larta udhëheqëse.

Në debatin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me temën “Lufta kundër korrupsionit: Mision i mundshëm”, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, tha se për të, por edhe për qeverinë amerikane, lufta kundër korrupsionit në Kosovë është prioritet.

Ai theksoi se është vendosur që vitin që vjen të shpenzohen 12 milionë dollarë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Delawie tha se edhe pse ka disa përparime në luftën lundër korrupsionit, niveli i korrupsionit në Kosovë mbetet më i larti në krahasim me vendet e rajonit.

“Korrupsioni pengon punen e qeverisë, kufizon prosperitetin ekonomik, ndikon në cilësinë e demokracisë dhe zvogëlon legjitimitetin e qeverisë. Korrupsioni kullon burimet publike, kufizon sipërmarrsit dhe largon investimeve të huaja dhe vendase “, tha Delawie.

Sipas tij, ata që e shfrytëzojnë besimin e publikut për qëllime private, duhet të përgjigjet para drejtësisë.
“Është një problem në të cilin duhet të punojmë së bashku”, tha Delawie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button