Gjithçka rreth derbit Shkëndija – Renova

Edhe pse nuk po luftojnë për titullin kampion, kjo nuk bënë që derbi në mes ekipeve të Shkëndijës dhe Renovës të mos i mbush shkallët e stadiumit të qytetit në Tetovë. 
Janë dy ekipet shqiptare që vite të tëra në radhët e veta mbajnë futbollistët më të mirë dhe janë ekipet që gjithmonë kanë qenë në mesin e katër ekipeve më të mira në vend.

Shkëndija edhe pse me shumë probleme në fillim, ngadalë arriti që të konsolidohet, por edhe më tej është në krizë me lojë dhe shumë vështirë po arrin të shënojë fitore, nga ana tjetër Renova disi në heshtje dhe pa shumë bujë, ka arritur që të jetë shumë pranë kreut të tabelës. 

Që të dy ekipet njihen shumë mirë mes vete, pasi që nëse numërojmë futbollistët që ka Renova, janë shumica që kanë luajtur më parë me Shkëndijën, dhe kështu futbollistët nuk kanë se çka të fshehin prej njëri-tjetrit. Renova në pesë ndeshjet e fundit nuk ka pësuar disfatë edhe pse në katër ndeshje ka katër barazime dhe vetëm një fitore, ndërsa Shkëndija ka luajtur “nxehtë-ftohtë”, në pesë ndeshjet e fundit ka humbje, barazim, fitore, humbje, fitore. Janë katër pikë diferencë njëra me tjetrën dhe kjo ndeshje do të jetë më shumë se luftë për pikë, sidomos për Shkëndijën, pasi sipas deklaratave edhe vet kryesia është në kufi të durimit por edhe publiku kërkon më në fund fitore të madhe të lojtarëve të tyre.

(Ardian Cuculi, me përkrahjen e “Ballistëve”, pret dhe fitoren)

Futbollisti i cili shprehë optimizëm, është Ardian Cuculi, i cili ka thënë se pret edhe përkrahje nga fansat e tyre “Ballistët”. “Atmosfera është në nivelin më të mirë, jemi të përgatitur maksimalisht dhe shpresoj se me një lojë të mirë tonën dhe përkrahjen e “Ballistëve”, do të fitojmë ndeshjen. Kemi respekt të madh për Renovën, edhe ata kanë ekip cilësorë, dhe kështu dy ekipet do të tregojmë futboll cilësor që e diela në Tetovë të jetë festë futbolli”, deklaroi Cuculi.

(Suat Zendeli e din mirë atmosferën e derbit dhe beson në korrektësi nga dy ekipet)

Nga ana tjetër edhe Suat Zendeli është shprehur i përgatitur për ndeshjen në fjalë. “Unë e kam përjetuar shpesh herë këtë derbi, duke qenë edhe pjesë e Shkëndijës, e edh e Renovës. Gjithsesi kjo do të jetë festë për Tetovën, luajnë dy ekipe shqiptare dhe jemi futbollistë që e njohim njëri tjetrin, jemi vëllezër dhe këtu do të dominoj loja korrekte. Edhe ne si Shkëndija kërkojmë fitoren, dhe shpresojmë që të dalim fitimtarë duke marrë pikët e plota nga kjo ndeshje. Nuk diskutohet se do jetë nj ndeshje shumë cilësore dhe e vështirë, nga vetë fakti që është derbi i madh”, tha Zendeli.

Drejtësinë e ndajnë shqiptarët

Ndeshjen Renova –Shkëndija, e cila zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00, fatin e kishin që ta drejtojnë gjyqtarët tetovar Faton Mustafi me ndihmësit, Isa Emurlin dhe Nasuf Latifin, ndërsa delegat i ndeshjes është Rami Rexhepi nga Likova.

Në xhiron e 11-të takohen: Renova – Shkëndija, Turnova – Gostivari, Vardari – Rabotniki, Makedonija Gj.P. – Pelisteri, Euromilk – Napredoku, Bregallnica – Metalurgu. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button