Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë, thuajse do të jetë i ngjashëm me atë të djeshmin, njofton Portalb.

Mjegulla të dendura dhe temperatura të ulëta, do ta karakterizojnë motin e paradites, ndërkaq pasdite pritet që vende-vende të kthjellet moti, ndërkaq në të tjerat të jetë me vranësira mesatare, megjithatë temperaturat nuk do të jenë dhe aq të larta.

Gjatë ditës së sotme, temperaturat në territorin e Maqedonisë, priten të lëvizin nga 0 deri më 3 gradë gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës pritet që të njëjtat të arrijnë deri më 13 gradë celsius, njofton Portalb.

Shkupi sot në mëngjes do të jetë me mjegulla të dendura, ndërkaq gjatë ditës pritet që të pastrohen mjegullat që pastaj në mbrëmje përsëri të formohen të njëjtat.

Temperaturat gjatë ditës së sotme në Shkup, do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius paradite, ndërkaq gjatë ditës, të njëjtat nuk do të kalojnë mbi 5 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button