Marok, përmbytet varka me emigrantë, 11 të vdekur

Forcat detare të Marokut njoftuan se kanë arritur deri tek kufomat e 11 emigrantëve varka e të cilëve ishte përmbytur gjatë udhëtimeve të tyre për në Ishujt Kanare të Spanjës.

Sipas lajmit të agjencisë shtetërore të lajmeve të Marokut, MAP, Forcat detare të Marokut kanë nxjerr në breg kufomat e 11 migrantëve të cilët në mënyrë të paligjjshme po përpiqeshin të kalojnë në Ishujt Kanare.

Varka është përmbytur dje në largësi prej 140 kilometrash nga qyteti Bucudur për shkak të motit të keq, dhe se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për shkak të mundësisë së zhdukjes së migrantëve.

Migrantët të cilët nga Afrika Nën-Sahariane përpiqen në mënyra të paligjshme të kalojnë në Ishujt Kanare, detyrohen të kalojnë një lundrim të rrezikshëm në oqeanin Atlantik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button