Erdogan: Turqia është shtet i aftë për ti shtypur kokën organizatës terroriste

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në fjalimin e tij të mbajtur në “takimin e kryepleqve” në rezidencën presidenciale tha se shteti do ti mbrojë të gjithë qytetarët nga organizata terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

“U bëj thirrje të gjithë vëllezërve, qytetarëve të mi kurd, ky shtet nuk do t’iu lë vetëm. Atje gjithmonë do të jetë me ju, bashkë do të shtrihet, bashkë do të ngrihet. Sepse ne duhet t’iu mbrojmë nga ata të cilët synojnë të cenojnë sigurinë tuaj”, ka deklaruar presidenti turk Erdogan.

“Organizata e cila kryen çdo paturpësi e vërejmë se ka një problem kundër shkollave dhe xhamive. Sepse ushqimi i tyre janë injoranca materiale dhe shpirtërore. Së fundmi patën në objektiv xhamitë historike në Diyarbakir, xhaminë Fatih Pasha e cila është një prej veprave të para Osmane në këtë qytet e ndërtuar në vitet 1500 dhe e cila u dogj nga anëtarët e organizatës terroriste. Çdo gjë, të gjitha dokumentat janë në shesh, çfarë do ti thoni kësaj?”, ka thënë ndër të tjera Erdogan.

Ai më tej ka shtuar se organizata seperatiste dhe ato që veprojnë nën drejtimin e saj janë të pakët në numër, por një pjesë e tyre e organizuar kryejnë vepra gjakatare. Erdogan tha se në këtë situatë është e pamundur që të mos ndërhyhet.

“Shteti ynë në kuadër të kufijve ligjorë po jep përpjekje efektive në rajon. Në këtë pikë ne nuk ndalemi, do të vazhdojmë me të njëjtën vendosmëri”, tha ai.

– “Besimi juaj është nderi juaj, dhe nderi ynë”

Presidenti turk Erdogan i ka bërë thirrje popullit të rajonit, se organizata terroriste ka vendosur në objektiv praninë tuaj materiale dhe shpirtërore. “Besimi juaj është nderi juaj, dhe nderi ynë. Dilni zot besimit tuaj. Mbroni bijtë tuaj sepse ato janë e ardhmja juaj. Liria është e drejta juaj, mbroni të drejtën e lirisë për të jetuar, për të udhëtuar, për të kryer adhurimet dhe për të bërë tregti e politikë. Mos lejoni kurrë që organizata dhe strukturat nën drejtimin e saj të hipotekojnë vullnetin tuaj. Tashmë duhet ta keni vërejtur se organizata seperatiste nuk ka asnjë të përbashkët me këtë komb, me këtë vend dhe veçanërisht me vlerat tuaja. Ndihmoni shtetin tuaj që të shkulë nga rrugicat, lagjet dhe komunat tuaja këtë organizatë e cila është plotësisht produkt i një projekti”, ka theksuar presidenti i Turqisë, Erdogan.

– “Turqia është e aftë ti shtypë kokën organizatës terroriste”

“Turqia është një shtet i aftë që ti shtypë një mijë herë kokën organizatës terroriste edhe nëse ajo ngren kokën 1 mijë herë. Sespe prapa këtij shteti qëndron një popull që merr fuqi nga një e kaluar e përbashkët një mijë vjeçare. Teksa ne përpiqemi të ringjallim xhamitë e paraardhësve tanë në Ballkan, teksa përpiqemi që të lartësojmë zërin e ezanit në të katër anët e botës, ne nuk mund të lejojmë që një organizatë që djeg xhami në qytetin Diyarbakir, që bën të heshtet zëri i ezanit në ketë vend në këtë të kaluar të përbashkët dhe në këtë të ardhme të përbashkët tonën”, ka deklaruar Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button