Jared Leto i kërkon falje Taylor Swift

Jared Leto me sa duket kishte disa ndjenja të përziera për albumin e Taylor Swift 1989.

TMZ ka lëshuar një video ku shihet Leto dhe një prej anëtarëve prej bendit  “30 Seconds to Mars” ku shihen të dy duke komentuar disa nga këngët më popullore të këngëtares.

Aktori duke dëgjuar këngën “Welcome to New York”  menjëherë e kalon atë duke thënë se kjo nuk  i pëlqen ndërsa në këngën tjetër “Blank Space” thotë se i pëlqen melodia më shumë.

Videoja përfundon duke e sharë atë, duke thënë se nuk dëshiron të merret me të, transmeton Klan Kosova.

Pas pak orësh kur fansat e Taylor Swift reaguan, Leto ka kërkuar falje në Tëitter për këtë reagim.

“E vërteta është se unë mendoj se Taylor Swift është e jashtëzakonshme. Nëse kam lënduar atë ose fansat e saj, kërkoj shumë ndjesë” ka shkruar ai.

Më pas të gjithë fansat e Letos kanë komentuar duke thënë se ai është në të vertetë një gjentëllmen i vërtetë dhe në fakt sipas tyre, ai nuk është dashur të kërkojë falje por të tjerët për të pasi kanë thyer privatësinë e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button