Mourinho paralajmëron Barcelonën

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho e ka paralajmëruar Barcelonën e cila është e interesuar për shërbimet e portierit, Thibaut Courtois, duke thënë se është duke humbur vetëm kohë sa i përket këtij transferimi, i cili nuk do të ndodhë.

“Ne kemi portierin më të mirë në botë, Petr Cech, dhe portierin më të ri më të mirë në botë, Courtois. Ky është një problem shumë i mirë. Synimi ynë është i sigurtë, teksa ne edhe financiarisht jemi shumë mirë”.

“Në këtë moment unë nuk jam duke menduar për këtë gjë. Mua nuk më shqetëson interesimi i Barcelonës pasi situata jonë është fantastike dhe gjithcka është nën kontroll. Ne e kontrollojmë situatën, e jo Barcelona apo Atletico Madridi, apo ndonjë skuadër tjetër e interesuar për portierin”.

“Ne e kontrollojmë situatën, kështu është gjithçka në rregull”, ishin fjalët e Mourinhos në lidhje me interesimin e Barcelonës për transferimin e Courtois.

Lajme të ngjashme

Back to top button