Martohet aktorja Kristen Bell

Pas 6 vitesh së bashku dhe lindjes së një vajze në fillim të këtij viti, aktorët Kristen Bell dhe Dax Shepard janë martuar. Sipas ‘TMZ’, çifti ka shkëmbyer unazat në Beverly Hills të Los Angeles ditën e martë.

Në ceremoni ishin të pranishëm vetëm çifti, punonjësi i zyrës civile dhe një fotograf.

Aktorja ka shfaqur gjithmonë dëshirën për një ceremoni sa më të vogël dhe të fshehtë që të ishte e mundur: “Mendoj se kemi shumë vëmendje në jetën tonë të përditshme dhe dua që të martohemi pa bujë.”

Bell dhe Shepard janë fejuar zyrtarisht në vitin 2009, por pritën të martoheshin derisa martesat mes homoseksualëve të legalizoheshin në Kaliforni, vendlindjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button