Asani i Shkupit fillon me stërvitje të lehta

Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë që kur futbollisti i KF Shkupi, Bujamin Asani me sukses kaloi një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe tani më që nga dita e djeshme i është kthyer fushës së blertë dhe po bëhet gati që të përmirësojë fizikun e tij që sa më shpejt të kthehet në fushë për të ndihmuar shokët dhe klubin e tij drejt sukseseve të reja. 

“Vetëm dje sa i kam larguar penjtë nga operimi që kisha dhe sot fillova me ushtrime të lehtë. Shumë shpejt jam përmirësuar për çka falënderoj Zotin që më shëroj dhe besoj se nuk do të përsëriten më këto lëndime, pasi që për një futbollistë është shumë e vështirë që të përjetojë lëndimet në mes të sezonit”, ka thënë për “Portalb”, Asani. Shpresoj që sa më shpejt të kthehem në fushë, pasi që klubi ka nevojë për mua dhe dëshiroj që të jap atomin e fundit nga forca ime që Shkupi të vazhdojë me paraqitje të suksesshme”, ka vazhduar më tej futbollisti Asani.

Sipas stafit mjekësor që kujdeset për Asanin, mësojmë se ai ka shanse që të kthehet shumë shpejt në fushë.  “Gjithçka do të varet nga organizmi im, se si do të arrijë të adaptohet gjatë kësaj faze, por mendoj se vetëm pas ndeshjes me Teteksin do të jem i gatshëm që të luaj ndeshjen e parë pas lëndimit, po gjithsesi se edhe për këtë nuk kemi ndonjë përgjigje të saktë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button