Bozhinovska kërkon zgjidhje të problemit me objektin fetar në Oktis

Përfaqësuesit e dy bashkësive fetare në Maqedoni Kisha Ortodokse Maqedonase dhe Bashkësia Fetare Islame ende nuk kanë gjetur zgjidhje për mospajtimet rreth ndërtimit të kishës “Shën Dimitrij” në Oktis të Strugës.

Kryetarja e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupeve religjioze në Republikën e Maqedonisë Valentina Boxhinovska vërtetoi se Komisioni ka dërguar kërkesë deri të kryetarët atë të BFI-së dhe KOM-së, por zgjidhje të problemit ende nuk ka .

“Kemi dërguar kërkesë deri të kryetari Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi dhe Kryetari I KOM-së arqipeshkvi Stefan. Për fat të keq përgjigjja nga BFI ishte se pyetjet nga ana e tyre janë ende  pa përgjigje”, ka thënë Boxhinovska për a1on.

Sipas sajë, zgjidhje duhet të ketë sa më shpejtë që të jetë e mundur, sepse sipas sajë, institucionet përkatëse kan dhënë leje për ndërtimin e këtij objekti fetar ortodoks.

Lajme të ngjashme

Back to top button