VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjet LSDM-së

Ka reaguar VMRO-DPMNE pas akuzave të LSDM-së në adresë të saj për ndotjen e ajrit. Nga aty thonë se LSDM me këmbëngulje po ikën nga përgjigja e pyetjes se ku ishin stacionet matëse për matjen e ndotjes së ajrit në kohën kur ata ishin në pushtet.

Nga partia në pushtet akuzojnë se LSDM duhet t’i shpjegojë opinionit se përse nuk mund të bëhen krahasime me periudhën përpara vitit 2006 për efektet e masave që po ndërmerren.

“Sa për përkujtim, Qeveria e VMRO-së e ka zbatuar  ligjin që të gjithë kapacitetet industriale t’i modernizojnë të gjithë teknologjitë deri më 1 prill 2014-të. Kjo qeveri dhe kryetari Trajanovski kanë ndërtuar dhe zgjeruar bulevarde për komunikacion më të shpejtë në qytet. Kjo qeveri ka blerë mbi 300 autobus të ri të cilët 40 vite nuk kanë qenë të ndryshuar. Kjo qeveri e ka bërë projektin për gazifikimin e tërë Maqedonisë dhe të Shkupit, gjë për të cilën LSDM as nuk kanë menduar, dhe nuk kanë pasur të përgatitur asnjë dokumentacion projektues”, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button