Bashkimi i opozitës, urgjencë kombëtare

Po e nis me një alarmim që në të vërtetë përbën një shqetësim politiko-demokratik për shoqërinë, fërkimet e fundit në bllokun opozitar shqiptar me qëndrime antagoniste të partive opozitare i dhanë sinjalet e para të elasticitetit të partive opozitare mbi ambiciet për pushtet që për rrethanat aktuale paraqet një miopi politike dhe ideologjike.

Akoma kemi kohë për ta korrektuar kursin politik, përpara se të veprojmë, le ta kalojmë vendimin përfundimtar nëpër dilemën e fundit politike, praktisht ekziston vetëm një dilem politike themelore për shqiptarët; do ta përmbysim tiraninë apo do të lejojmë që ajo ende të lulëzojë në majat e aparatit shtetëror.

Shqiptarët në përgjithësi janë të zhgënjyer në planin politik dhe atë ekonomik. Ëndrrën madhore shqiptare nuk duhet ta mbajnë akoma peng një grusht njerëzish në pushtet të udhëhequr nga një ideologji pa sens e krijuar menjëher pas përfundimit të konfliktit ndëretnik në Maqedoni në emrin e një partie me zakonin e sonambulistit (ecja ne gjum). Kjo organizat politike e mbështjellur me ambalazh të bukur nën emrin e zhvillimit ekonomik, integrimeve evroatlantike dhe progresit të shqiptarëve në Maqedoni, përbrenda është e mbushur me elemente nepotike, korruptive, kriminale -ku mbretëron rregulli  zoologjik i të ushqyerit, ku i forti e han të dobëtin, veprimtaria e tyre tregon se si kjo parti tregoi brylin për të gjithë njerëzit e ndershëm dhe intelektualë që një kohë ishin pjesë e saj dhe mblodhi për të bashkqeverisur skotën e horave dhe hajdutëve. Kjo përbërje si e tillë kundërmon erë kalbëzuese. Votuesit të detyruar e votojnë (nën presione të hapura ) vite me radhë me hundën e mbyllur. Reformistët e kësaj partie tentojnë të shesin një butafori për ti mashtruar shqiptarët se po ndryshojmë duke e trajtuar reformën si surealiste dhe jo si një ndryshim substancial.

Këta në politikë nuk e mbjellën farën e mirëqenies që ta korrin qytetarët por e mbollën farën e qimes që të ju mbij në kokë disa personaliteteve të tyre që duken se janë profan tipik. Të kthehemi te opozita dhe kondicioni i saj. Për opozitën dhe gjithë shqiptarët fjalia ‘bashkimi bën fuqi’ duhet të jetë imperativ parësor politik. Por, zërat e fundit lajmërojnë se bëhet fjalë për një devijim opozitarist të korrektueshëm në kohë.

Zërat e fundit tregojnë se ekzistojnë disa sëmundje kronike në trupin opozitar të shoqëris tonë, njëra ndër ato është sëmundja kronike e ambicies së ftoft për pushtet. Në shum situata ajo shfaqet shumë elokuente përgjat askioneve opozitare që kushtojn vlera maramendëse parash dhe paradoksalisht një ndër kauzat e atij aksioni opozitar të shtrejt proklamohet lufta kundër varfërisë.

Mendojë se nuk është arritur zeniti i transparencës, por hapsira për korrektim ekziston ende. Partitë politike opozitare sado që të jenë dalluese për nga ideologjia njëra nga tjetra ata patjetër duhet ta kenë të sublimuar në një platformë të përbashkët qëllimin e perbashkët, gjithë qytetar, rrespektivisht përmbysjen e tiranisë që ka penetruar në majën e shtetit dhe e cila ështe rrënjosur si një standart i përhershëm i sistemit qeverisës.

Vetëm të bashkuar mund ti bëjmë ball mjerimit, korrupsionit, krimit, arrogancës, oligarkis… Me patjetër duhet të qëndrojm të bashkuar para pushtetit që ka devijuar nga rruga e zbatimit të ligjit, rruga e drejtësisë dhe rruga e Zotit. Bashkimi opozitar është kushti për ndryshimet në shoqëri. Aktualiteti ekonomiko politik po e shpopullon Maqedonin duke prodhuar eksod të vazhdueshëm ndër vite dhe për rrjedhoj duke na tkurur si shoqëri me humbje të mëdha mbi fuqin punëtore si një nga faktorët e prodhimit dhe rritjes ekonomike. Maqedonia ka nevoj urgjente për një balancim në mes të pasurve dhe të varfurve.

Nuk mund të tolerojmë akoma që individet e njejt për nga intelegjenca të mos kenë akses të njejt në kushtet moderne të edukimit. Pabarazia ka shkuar aty ku nuk mban më efektet e saj po e shpopullojn Maqedonin, njerëzit jetojn të poshteruar dhe të fyer. Jo rastësisht organizatat ndërkombëtare tregojnë se Maqedonia është shteti më i pabarabartë në rajon dhe në Evrop, ajo gjendet në majat e listës së shteteve me më shumë popullsi të shperngulur. Duke nisur që nga arsimi , shëndetësia, infrastruktura e deri te sporti gjithcka është e degraduar. Parat tona mjetet e buxhetit të qeveris në vend se të përfundojn në projekte rentabile dhe produktive ata përfundojn në xhepat e oligarkisë dhe kastës së tyre të cilët që nga pamvarsimi e këtej e kanë shkatëruar pasurin shtetërore duke ju ngarkuar mbi supe një mizerie të paperballueshme qytetarëve të ndershëm të këtij shteti.

Ndryshimet janë të nevojshme, ndryshe po shpopullohemi, nevojat e shoqërisë urdhërojnë unifikimin opozitar, mos e zhgënjeni strukturën e opozitës dhe popullin në përgjithësi, bashkohuni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button