Vazhdon “vala e re” tek VMRO-DPMNE, ndryshohen 20 drejtorë

VMRO-DPMNE-ja në konferencë për shtyp njoftoi vazhdim të freskimit kadrovik nëpër institucione.

“Në periudhën e kaluar VMRO-DPMNE-ja kishte mundësi ta shohë suksesin në punën e funksionarëve të cilët janë emëruar edhe në bazë të asaj të marrë vendim për ndryshime në fusha të caktuara. Ndërrimet e funksionarëve të deritanishëm ishin rezultat i pamundësisë së tyre që t’i përgjigjen ritmit të punës së VMRO-DPMNE-së dhe në dobësitë objektive të caktuara ose përkushtimin e pamjaftueshëm, që është në kundërshtim të tërësishëm  me parimet themelore në veprimin e partisë”, deklaroi në konferencën për shtyp Nikolla Todorov, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të partisë.

Me vendimet e fundit të VMRO-DPMNE-së për “Valën e re”, freskime dhe ndryshime kadrovike do të ketë në pozitat drejtor i Ekonomisë së ujërave në Berovë, udhëheqës në sektorin rajonal të Ministrisë së Drejtësisë në Vallandovë, udhëheqës të Qendrës për punë sociale në Vallandovë, udhëheqëas në sektorin rajonal të Qendrës për menaxhim me krizat në Vallandovë, udhëheqës në sektorin rajonal të agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë në Vallandovë, drejtor i Qendrës për Kulturë “25 Maji” në Vallandovë.

Agjencia për kadastër në Demir Hisar do të ketë udhëheqës të ri në njësinë rajonale, drejtorë të rinj do të ketë edhe Ndërmarjen komunale publike “Klepa” në Gradsko, në Ndërmarjen publike për veprimtari komunale Obleshevë,  në Ndërmarjen publike për veprimtari komunale “Turija” në Vasilevë.

Ndryshime kadrovike do të ketë edhe në pozitat e drejtorit të sektorit të ujësjellësit  në NP Ujësjellësi Shkup dhe në sektorin mekanizëm në NP Ujësjellësi Shkup.

Në Strumicë do të ndërrohen udhëheqësit në sektorin rajonal të fondit për shëndetësi dhe të policisë malore, ndërsa në Veles udhëheqësi i zyrës rajonale të Agjencisë për punësim. Freskim, ashtu siç tha Todorov, do të ketë edhe në pozitën e drejtorit  të qendrës sportive “Mlladost” në Negotinë,  në vendin e udhëheqësit të sektorit rajonal të inspektoratit shtetëror të tregut në Ohër, do të ndërrohen edhe udhëheqësi i Drejtorisë për punë juridike-pronësore në Ohër dhe drejtori i NPK Komunalec, në Kisella Vodë.

“Puna e tillë e VMRO-DPMNE-së për freskim kadrovik është në drejtim të vazhdimit të suksesit me intensitet të pazvogëluar, por njëkohësisht tejkalimin e gabimeve personale, gjithçka me qëllim të arritjes së rezultateve edhe më të mira  në ndryshimet dhe reformat e vazhdueshme. Me këtë në të njëjtën kohë garantohet dhe vazhdimi i qasjes së ndershme dhe transparente, por edhe përgjegjësia  në punën  e VMRO-DPMNE-së”, tha Todorov.

Lajme të ngjashme

Back to top button