Agoni evropiane dhe futbollistike në Maqedoni

Ljupço Popovski, editorial-“ Agoni futbollistike”, Utrinski Vesnik
Kapiteni Pandev nuk mundet vetëm ashtu të ikë, në vend se të jetë i pari që do ti mbledh në një vend futbollistët e hutuar, ti qetëson dhe të mundohet ta kthen optimizmin. Nuk është mëkat i madh nëse 5 vite nuk ka shënuar gol në lojat kualifikuese, por ishte mëkat të lihen shokët para lojës në Jagodinë.

Erol Rizaov, kolumnë- “Udhëtar i verbër në udhë të verbër”, Utrinski Vesnik
Çka nëse pas dy, pesë ose dhjetë vitesh pranohet zgjidhja për emrin e shtetit, e cila mundej të pranohet para pesë ose dhjetë vitesh? Sa gjenerata qytetarësh të Maqedonisë  do të jenë të dënuar me humbje dekadash, do të kisha thënë vjedhje kohe nga jeta e tyre.

Dimitar Mirçev, kolumnë-“ Raporti me shije ajrani dhe kosi”, Dnevnik
BE nga Maqedonia kërkon kushte që gjysma e anëtarëve të saj nuk i plotësojnë. Për shembull, gjykimi i Hagës për sjelljen e Greqisë absolutisht tregoi se kjo anëtare haptazi i thyen rregullat dhe aktet ndërkombëtare.

Gordan Georgiev, kolumnë- “Raporti evropian për Bellorusinë”, Utrinski Vesnik
Komisioni Evropian gjendet në situatë paradoksale, duhet patjetër të nënshkruajë progres-raport, e në të të konstatojë regres.

Todor Pendarov, kolumnë- “Për çka është i brengosur Fule”, Utrinski Vesnik
Urdhëri ndërkombëtar që e shpalli Ministria e punëve të brendshme, edhe atë një ditë para kthimit të Shipoviqit në shtëpi, ka sfond politik.

Branko Gjorgjevski, koment-“ Përmes KZSH deri te qëllime tjera”, Dnevnik
Derisa pritet se si do të zhvillohet rokada ne krye të Komisionit dhe se çfarë pasoja do të len mbi zgjedhjet që na presin, disa çështje duhet të janë të qarta me këtë organ.

Antonio Spasev, kolumnë-“ Mos bëni negociata me KOS dhe me mëkatarin Irinej”, Dnevnik
Punë e madhe nëse peshkopi  nuk do të mundet të merr pjese në mënyrë të barabartë në ndonjë mbledhim kishtar, çka atëherë, Zoti do të ketë më shumë mëshirë për ne?

Ramadan Ramadani, kolumnë-“ Raport i komisionit në kohë të turshive”, Fokus
Rrethi i normalitetit përgatitet më lehtë se çfarëdo lloj sheme e qeverisjes , sepse mediumet normale nu k është patjetër të jenë të lidhura mes vete, thjeshtë, është e mjaftueshme të jenë mediume normale që ta përcjellë të vërtetën.

Sinoliçka Trpkova, kolumnë, “Të nënshtruar, të poshtëruar…një hap drejtë skllavërisë bashkëkohore”,Fokus 
Shumicës kur janë në kufi të urisë fizike, nuk u duhet ushqim shpirtëror. Kështu edhe duhet të mbetet për të mirën e pushtetit, e të keqen e lirive personale.Ja pse mbahen barqet e zbrazëta, me blinkerë të gatshëm si kafshata të këndshme në sipërfaqe të ujravetë turbullta të tranzicionit.

Stojan Andov, kolumnë”-Veprim pa vizion nuk është ëndër, por ankth i vërtetë!”, Fokus
Ditëve të fundit kryeministri Nikola Gruevski paraqiti një të vertetë duke thënë: “ vizioni pa veprim eshte vetem ëndërr” . Nga të dhënat del se kjo qeveri ka patur vizion dhe veprime. Sipas veprimeve, del se qeveria ka patur vizion që BDP  të ulet për 4 % në vit, dhe papunësia dë arrin 49-50%. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button