Nasuf Ipçja: Vazhdojmë me investimet kapitale në shëndetësi

Një delegacion i kryesuar nga Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Nasuf Ipçja, sot vizitoi Shtëpinë e shëndetit-Poliklinika në Çair, ku u prit nga drejtori, Besim Koka. Në këtë takim, ndër të tjera u bë fjalë për hapjen e punkteve të reja të ndihmës së shpejtë.

“Shëndetësia përgjithësisht po shënon rezultate të mira, ndonëse edhe në këtë drejtim ne përballemi me sfida të ndryshme. Është një gamë e madhe e investimeve në lëmin e shëndetësisë, ku nevojat janë të mëdha. Konstatuam se në Shtëpinë e Shëndetit Publik në Shkup punohet me një dinamikë që i përgjigjet nevojave të qytetarëve”, tha Nasuf Ipçja, sekretar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button