Gruevski pranoi, mediat mund të marrin pjesë në komisionin anketues për përgjimet

“Ne si VMRO-DPMNE do të propozojmë tre personalitete që do të japin deklarata para komisionit, Nikolla Gruevski,  kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministri për financa Zoran Stavrevski dhe ish ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankollovska. Gjatë prezantimit të tyre në këtë seancë,  në interes të konfidencialitetit të të dhënave, do të kërkoj që seanca të jetë e mbyllur për opinionin’’. Pas kësaj deklarate të djeshme të anëtarit të VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovskit për seanca të mbyllura gjatë dëgjimit të dëshmitarëve,  shefi i partisë së tij, Nikolla Gruevski sot doli me qëndrim ndryshe, njofton TV21.

Në pyetjen e gazetarëve se vallë mendoni se mediat duhet të jenë të pranishme në kohën e komisionit anketues apo jo, kryeministri me përgjigje të shkurtë. “Nuk kam asgjë kundër, le të jenë’’, tha Gruevski.

Sipas planit, dëshmitë e para për skandalin me përgjimin pritet të jepen të mërkurën e ardhshme, më 7 dhjetor,  ndërsa ky proces do të duhet të zgjas deri më 22 janar. Sipas nevojave, anëtarët e komisionit do të kenë për detyrë për të vizituar të gjitha institucionet lidhur me çështjen e përgjimeve. Raporti duhet të dorëzohet në Parlament më 29 janar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button