Kosovë, opozita refuzon ftesën e Mustafës për dialog

Partitë opozitare e kanë hedhur poshtë ftesën e Kryeministrit Isa Mustafa për takim më 7 dhjetor në ora 14:00 në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar rreth çështjeve kontestuese për dy marrëveshjet: Asociacionin dhe Demarkacionin.
“Diskutuam për propozimin e Mustafës.

Ky propozim ka pas kuptim më 26 gusht. Sot ky propozim është i thatë dhe jo përmbajtesor. Ne nuk pranojmë një takim të tille. Propozimi ynë është anulimi i këtyre marrëveshjeve dhe lirimi i atyre që u arrestuan duke kundërshtuar këto marrëveshje”, është shprehur Ramush Haradinaj në emër të opozitës.

Kreu i NISMA-s Fatmir Limaj ndërkaq ka thënë se Mustafa duhet të jetë më serioz.

“Kjo rrugë është një ftesë e thatë në kohën kur ne i kemi deputetët nëpër burgje”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button