Janë dhënë 666 vërtetime të reja për azil për shtetas të huaj

Janë dhënë vërtetime të reja për gjithsejt 666 shtetas të huaj, prej të cilëve 300 janë të gjinisë mashkullore, 107 janë të gjinisë femërore, 184 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 75 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave, kumtoi sot MPB, më të shumtë janë shtetasit nga Siria, 364, Afganistani 186 dhe Iraku 116.

Në periudhën prej 19.06.2015 deri më 30.12.2015 deri në orën 24:00, janë dhënë vërtetime për gjithsejt 301.086 shtetas të huaj, prej të cilëve 172.534 janë të gjinisë mashkullore, 47.459 të gjinisë femërore, 65.029 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si edhe 16.064 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë janë shtetasit nga Siria 177.494, më pas Afganistani 72.938, nga Iraku 29.216, Irani 6.231, Pakistani 5.416, nga Palestina 2.158, Somalia 1.276, Bangladeshi 1.253, Maroko 1.314, Kongo 514, nga Algjeria 453, Libani 434, Nigeria 279, prëderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Prej fillimit të dhënies së vërtetimeve deri dje në Sektorin për azil janë parashtruar 82 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht, me ç’rast 55 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, më pas 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokos, Libanit, Palestinës, Algjerisë dhe Irakut (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga shtetas i Egjiptit.

Në IP Qendra e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit përr ditën e djeshme janë evidentuar gjithsejt 16 kërkues të azilit, prej të cilëve pesë burra, dy gra, tetë fëmijë me shoqërues të kudjestarit dhe një i mitur pa shoqërues. Plotësisht, në pajtim me nenin 48 të Ligjit prë azil dhe mbrojtje të përkohshme, 12 kërkues të azilit (gjashtë persona të mitur me shoqërues të kujdestarit, dy të mitur pa shoqërues të kujdestarit, tre burra dhe një grua) janë përkudjesur në një vend tjetër të cvaktuar nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ekipet mobile të Kryqit në Tabanoc ofruan ndihmën e parë 379 personave, ndërsa në Gjevgjeli 341 personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button