Jonuz: Dëshmitë me dyer të mbyllura, janë gabim

Analisti Agim Jonuz e quan paradoksal vendimin që kryeministri Nikolla Gruevksi, ministri i Financave Zoran Stavreski dhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska të dëshmojnë përpara Komisionit për Përgjimet me dyer të mbyllura, raporton Alsat-M.

Ai thotë se të apostrofuarit mundohen të luajnë ruletin rus prapa shpinës së opinionit, ndërsa ndryshe veprojnë para tij. Sipas tij është e gabuar fshehja, sepse në këtë mënyrë nuk tregohen të sinqertë ndaj atyre që ua besuan votën.

“Jemi para dy gjërave paradoksale dhe e para është se dikush do të luaj ruletin rus me dyer të mbyllura ndërsa në opinion paraqitet me një fotografi që është jo transparente. Nëse kanë diçka për të fshehur që duhet ta thonë në mënyrë transparente para publikut kjo do të thotë se ka edhe mekanizma të tjerë që nuk është edhe patjetër që të fshihen nga populli që duhet nesër dhe pasnesër të dalë përsëri ta votojë , dhe të votoj për diçka që do tu servohet”, tha Jonuz.

VMRO-DPMNE dje kërkoi që dëgjimet e anëtarëve të saj pranë Komisionit anketues për përgjimet të bëhen me dyer të mbyllura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button