Shok nga senzacionalizmi i zbrazët

[Recension: (LAJM I JASHTËZAKONSHËM) Shok në botë – Rusia filloi përleshje me Turqinë, ky është hapi i tyre i parë]

Në gazetari ka lajme dhe lajme të rrejshme. Mirëpo, nuk kemi dëgjuar se ka lajme dhe jo-lajme. Gjegjësisht, se ka titull, bile edhe senzacionalist, mirëpo lajm nuk ka. Sikurse në rastin konkret, nga paralajmërohet një “gështenjë e nxehtë”, mirëpo nuk ka asnjë gjurmë nga lajmi.

http___reporterLinku deri te artikulli origjinal: (LAJM I JASHTËZAKONSHËM) Shok në botë – Rusia filloi përleshje me Turqinë, ky është hapi i tyre i parë

Data dhe koha e publikimit: 29.11.2015

Data e recensionit: 01.12.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

TITULL QË SHKAKTON PANIK

Senzacioni që paralajmërohet në titullin që shkakton panik: “(LAJM I JASHTËZAKONSHËM) Shok në botë – Rusia filloi përleshje me Turqinë, ky është hapi i tyre i parë”, mungon në pjesën e thatë përmbajtësore të materialit që e recensojmë.

“Pasi forcat turke e rrëzuan aeroplanin luftarak rus, sot nëpër rrjetet sociale u paraqti një video ku mund të shihet se Rusia ka filluar intervenim ushtarak ndaj Turqisë. Paraprakisht kryetari i SHBA-ve, Barak Obama, dhe i Francës, Fransoa Holand, bënë thirrje për zgjidhje paqësore të situatës së krijuar. Çka mund të thotë njeriu pas një videoje të këtillë përveç se të rrënqethet.”

Në fakt, ky është i gjithë teksti. E ku e shohim këtu “fillimin e luftës”? Ose së paku, fillimin e përleshjes së ashpër? E në fakt, prej atëherë kaluan disa ditë, e asgjë nga paralajmërimi që jepete në titull.

ME RËNDËSI ËSHTË NUMRI I KLIKIMEVE

Me të vërtetë, lexuesve u ofrohet një videoinçizim, i cili, objektivisht, nuk tregon asgjë. Bile, është realizuar në atë mënyrë që duhet të klikoni në reklamën që e mbulon vidoeinçizimin?! Reklamat ndërrohen dhe në vend që të shihni “përleshje”, pas paralajmërimit “të nxehtë”, shihni vetëm PEP! Dhe aq! Si do që jetë, edhe pse nuk e morëm vesh se a ka filluar “lufta e tretë botërore”, kishim mundësi të informohemi se cilat goma janë më të mira për dimër ose cili automobil mund të blihet me kredi…

Mashtrim më i qartë vështirë se mund të gjendet, mirëpo është e qartë se shumë i rëndësishëm është numri i klikimeve. Në KP-në e mëparshme kishte nen me të cilin dënohej përhapja e lajmeve të pavërteta, e ky është një lajm i tillë. Sot, kjo që e ofron kjo medie, mund të trajtohet si mashtrim i llojit të vet – ju detyron të shihni reklamë komerciale me një paratekst të pandershëm.

Dhe për fat të keq, nga (dez)informatat e këtilla me mëngë të shkurta mbetet gazetaria e ndershme, etike. Për shkak se as që i bie ndërmend të publikojë trillime të këtilla pacipa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button