Firmoset marrëveshja për sigurimin shëndetësor mes Maqedonisë dhe Sllovakisë

Me 1 Dhjetor të vitit 2015 hyri në fuqi Marrëveshja për sigurimin shëndetësor mes Republikës së Maqedonisë dhe Sllovakisë në bazë të së cilës, personat e siguruar të njërit nga shtetet e kontraktuara, gjatë lejes së përkohshme ose të përhershme të qëndrimit në shtein tjetër kontraktues, do të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore pa pagesë.

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë firmosi Marrëveshje edhe për shfrytëzimin e kartës evropiane për sigurim shëndetësor (EHIC) në territorin e Republikës së Maqedonisë, nga personat që kanë sigurim shëndetësor aktiv në Sllovaki.

Në bazë të kartës evropiane për sigurim shëndetësor, personat me sigurim shëndetësor aktiv të Sllovakisë, shërbimet shëndetësore në raste urgjente dhe të domosdoshme do të mund t’i shfrytëzojnë në të gjitha institucionet shëndetësore që kanë marrëveshje aktive me FSSHM-në. Ndërsa qytetarët e Maqedonisë që do të udhëtojnë ose do të qëndrojnë ne Sllovaki, shërbimet shëndetësore në rastet urgjente dhe të domosdoshme do të mund ti shfrytëzojnë në bazë të formularit dy-gjuhësor.

Karta evropiane për sigurim shëndetësor (European Health Insurance Card, EHIC) në vendet anëtare të Bashkimit Evropian për së pari herë zbatohet si dokument në Qershor të vitit 2004 dhe e zëvendëson formularin për leje të përkohshëm qëndrimi E 111. Qëllimi i nismës Pan-Evropiane ka qenë përmirësimi i mobilitetit të banorëve të shteteve anëtare të BE-së, si dhe vendeve që nuk janë anëtare të BE-së duke firmosur marrëveshje të veçanta.

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë ka firmosur gjithsej 9 marrëveshje me vendet anëtare të BE-së për shfrytëzimin e kartës evropiane për sigurim shëndetës, edhe atë: Republikën e Sllovakisë, Republikën e Sllovenisë, Republikën Çeke, Republikën Federale të Gjermanisë, Republikën e Bullgarisë, Dukatin e madh të Luksemburgut, Mbretërinë e Belgjikës,  Mbretërinë e Hollandës dhe Republikën e Austrisë.

Implementimi i suksesshëm dhe i qëndryeshëm i marrëveshjes për shfrytëzimin e kartës evropiane për sigurim shëndetësor (EHIC) në territorin e Republikës së Maqedonisë është agrument i fortë që Republika e Maqedonisë të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button