Pas pesë vitesh sateliti japonez sërish tenton të hyjë në orbitën e Venusit

Sateliti Akatsuki sërish do të tentojë të hyjë në orbitën e Venusit, njoftoi Agjencia japoneze për hulumtimin e gjithësisë (JAXA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç lajmëron agjencia japoneze e lajmeve Kyodo Akatsuki do të vëzhgojë atmosferën e Venusit, si dhe lëvizjet që gjenerohen në atmosferë.

Akatsuki para pesë vitesh po ashtu tentoi të hyjë në orbitën e Venusit, por dështoi. Në satelitin gjatë hyrjes ngjau një defekt teknik dhe për këtë shkak nuk përmbushi misionin e vet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button