Rama: Forcat e armatosura të Turqisë, partner i fuqishëm i FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama me bashkëpunëtorë, me ftesë të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë (FAT) po qëndron për një vizitë zyrtare në Ankara, të Republikës së Turqisë, thuhet në njoftimin për medita të FSK-së.

Më tej njoftohet për takimet dhe diskutimiet që gjenerali i FSK-së Rama ka pasur me Komandantin e Forcave të Armatosura të Turqisë.

Fillimisht, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit nga Komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneralin Hulusi Akar.

Gjatë bisedës, Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama e njoftoi gjeneralin Akar mbi të arriturat e FSK-së, zhvillimin dhe profesionalizimin e saj e në veçanti u fokusua mbi realizmin e aktiviteteve që dalin nga Marrëveshja bilaterale e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, përkatësisht dy Forcave.

Gjeneral Rama me këtë rast u shpreh se Forcat e Armatosura të Turqisë janë partner i fuqishëm i FSK-së dhe se gjatë këtyre viteve të zhvillimit kanë mbështet me shkollime , trajnime dhe pajisje Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Më tej gjeneral Rama e ka falënderuar gjeneralin turk për krijimin e mundësive që aktivitetet e parapara mbi bazën e planit të bashkëpunimit të realizohen me sukses dhe se edhe planifikimi për vitin tjetër është po kaq i frytshëm dhe krejt kjo shtoi gjeneral Rama po bëhet duke i’u falënderuar gatishmërisë së gjeneralit Akan, për çka gjeneral Rama i është mirënjohës në emër të Ministrisë dhe FSK-së.

Gjithashtu edhe gjenerali turk Hulusi Akan shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të FS të Turqisë dhe të atij personalisht që edhe më tutje të vazhdohet dhe thellohet bashkëpunimi ndërmjet FA të Turqisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe ndërmjet dyja vendeve tona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button