Gostivar, rinovohet shkolla e fshatit Tërnovë

Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, përuruan rinovimin e tërësishëm të shkollës fillore periferike “Gjon Buzuku”, në fshatin Tërnovë të Malësisë së Thatë.

“Ne si Komunë bashkë me afaristët e Gostivarit, kemi bërë rinovimin e plotë të shkollës fillore të fshatit Tërnovë. Dëshirojmë që nxënësve këtu tu krijojmë kushte të njëjta si nxënësve në qytet”, tha kryetari Nevzat Bejta, duke shtuar se ky investim i përbashkët me afaristët e Gostivarit në shkollën e Tërnovës ka kushtuar 17 mijë euro, dhe pjesën më të madhe të financimit e ka bërë Komuna. Gjatë vizitës në fshatin Tërnovë, kryetari Nevzat Bejta u premtoi banorëve edhe rregullimin e fushës sportive tek oborri i shkollës si dhe asfaltimin e rrugës nga qendra e fshatit deri tek shkolla dhe varrezat”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button