Për dy ditë 17 aksidente në Shkup, 15 persona të lënduar

­ Gjatë dy ditëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer kontroll i gjithsej 17 aksidenteve. Më 1 dhjetor, policia e komunikacionit ka kryer kontroll të gjithsej tetë aksienteve. Prej tyre, pesë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe tre me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë tre shoferë të automjetit motorik, një bashkëudhëtar dhe një udhëtar në autobus, njofton MIA.

Mbrëmë, është kryer ekspertizë në gjithsej nëntë aksidente. Prej tyre, tre janë me pasoja të dëmeve materiale dhe gjashtë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë të automjetit motorik vozitës, gjashtë bashkëudhëtarë dhe dy këmbësorë. Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor sot do të mbajë ligjëratë të komunikacionit me fillim në orën 19 në hapësirat e Stacionit policor për kompetenca të përgjithshme Gazi Babë në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion, të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme, në cilësi të këmbësorëve. Do të mbajë punëtori edukative në SHF “Vojdan Çernodrinski” e cila gjendet në rajonin e komunës së Karposhit. Gjatë ditës për vizitë zyrtare në Republikë e Maqedonisë do të arrijë kyetari i Kuvendit të Republikës së Çekisë.

Gjatë qarkullimit të kolonës automjetet nën shoqërim do të qarkullojnë drejt qytetit të Shkupit, si dhe nëpër rrugët e qytetit do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit që nënkupton prioritet absolut të kalimit nëpër të gjitha rrugët për shkak të së cilës nga policia e komunikacionit apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë urdhërat që do t’u jepen nga ana e nëpunësve policor, të jenë të durueshëm, ndërsa menjëherë pas kalimit të kolonës së automjeteve nën shoqërim nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmerren masa për normalizimin e tërësishëm të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button