Sulm i armatosur në SHBA, 14 të vdekur dhe 14 të plagosur

Në sulmin e armatosur të ndodhur në Califroni të SHBA-së njoftohet se 14 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga zyra e Sherifit të San Bernardino-s thuhet se nga sulmi 14 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur. Në deklaratë thuhet gjithashtu se të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta.

Policia ka bërë të ditur se 3 persona kanë sulmuar me armë të rënda,  dhe bëhet e ditur gjithashtu se sulmi është bërë në mënyrë të organizuar. Pas sulmit 3 personat janë larguar nga vend ngjarja me një makinë tip Xhip.

Ndërkohë ekipet e policisë kanë marrë masa të rrepta sigurie në zonën ku ka ndodhur sulmi. Ekipet e policisë janë ndihmuar nga ekipet anti-eksploziv për shkak të dyshimeve për ndonjë kurth të mundshëm.

Në zonën ku ka ndodhur sulmi thuhet se ndodhet një institucion i cili shërben për personat me aftësi të kufizuar, ndërkohë policia nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me faktin se përse sulmuesit kanë zgjedhur një vend të tillë për të sulmuar.

FBI ka deklaruar se nuk ka ende një informacion i cili hedh dritë mbi shkaqet e sulmit dhe se akoma nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button