Peshevski kursen Jugohromin: “ndotja, nga drutë për djegie”

Ndotja e ajrit në Tetovë nuk ndodh për shkak të kombinatit Jugohrom, por për shkak të ngrohjes me dru. Kështu zëvendëskryeministri për çështje ekonomike e arsyet ndotjen enorme të ajrit, e cila e bën Tetovën ndër qytetet më të ndotura në botë, njofton Alsat-M.

Arsyetimi i Peshevskit është se në këtë periudhë fabrika punon me kapacitet të zvogëluar dhe për këtë arsye nuk mund të jetë burim i ndotjes.

“Aktivitetet përgatitore janë në rrjedhë, ndërsa ajo që ndoshta nuk dihet në opinion është se Jugohromi punon me 20% të kapacitetit. Pra, ndotja nga Jugohromi ka pjesëmarrje shumë të vogël në ndotjen e përgjithshme në Tetovë. Kuptohet se ne do të këmbëngulim që kompania t’i respektojë standardet në përputhje me vendimet e Qeverisë dhe në përputhje me normat evropiane. Nëse kjo nuk ndodhë në afatet e parashikuara, kuptohet do të ndërmerren masa përkatëse ligjore”, deklaroi Vlladimir Peshevski, zv/kryeministër për çështje ekonomike

 

Pikërisht kombinati Jugohrom ishte pjesë e “bombave” të opozitës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button