LG Zero në shitje në të gjithë botën

LG njoftoi sot se do të shesë në të gjithë botën telefonin inteligjent Zero. Pajisja me paramezra mesatarë do të dalë në tregun tajvanez këtë javë, dhe më pas do të shitet në Evropë, Amerikën Latine dhe Azi. Ndërsa çmimi nuk është bërë i ditur akoma, pasi do të ndryshojë sipas tregut.

Ndryshe nga seritë e telefonave G dhe V të LG-ës, LG Zero është i krijuar i gjithi me metal, dhe ofrohet në ngjyrë ari dhe argjendi. Ai ka ekran 5 inç me rezolucion 1280 x 720 pikselë, dhe fuqizohet nga një procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.2 GHz, së bashku me 1.5 GB RAM, 16 GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, dhe bateri me kapacitet 2050mAh.

Telefoni operon me sistemin Android 5.1 Lollipop.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button