Gostivar, mbillen 200 drunjë në njërën nga rrugët kryesore të qytetit

Komuna e Gostivarit, iu bashkëngjit aksionit nacional “Dita e Drurit – Mbille ardhmërinë tënde”. Me këtë rast janë realizuar disa aktivitete duke përfshirë administratën e Komunës dhe shkollat fillore e të mesme.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, promovoi mbjelljen e 200 druve dekorativ të quajtura “ligostrum”, në njërën nga rrugët kryesore të qytetit.

Në aksionin nacional “Dita e drurit – Mbille ardhmërinë tënde”, u përfshinë edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit.

“Nxënësit dhe kuadri mësimor i shkollave të mesme të Komunës së Gostivarit me transport të organizuar në vendin e ashtuquajtur “Çaçka” në fshatin Zdunjë, bënë mbjellën e fidanëve të reje, ndërsa në shkollat fillore nxënësit dhe kuadri mësimdhënës iu bashkëngjiten aksionit duke mbjellë fidanë dhe duke pastruar oborret e shkollave tyre”, thuhet në kumtesën e Komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button