Si të keni një ditë produktive?

Që të jeni e përqendruar dhe produktive çdo ditë ju duhet të:

Ngushtoni afatet mendore

Nëse mendoni se diçka do t’ju marrë një orë për ta bërë, ju jepni vetes 40 minuta. Duke ngushtuar afatet tuaja mendore, ju do të jeni në gjendje të punoni shumë më  shpejtë dhe me përqendrim më të madh. 

Bëni listën e gjërave që nuk do t’i bëni

Një listë e gjërave që nuk do t’i bëni është e rëndësishme sa lista e gjërave që duhet t’i bëni.  Duke bërë këtë listë dhe duke iu përkushtuar saj, ju mund automatikisht të largoni shprehitë e këqija dhe t’i zëvendësoni ato  me më të mirë, më produktive.

Merrni një fletë të bardhë dhe shkruani gjërat, shprehit apo njerëzit që ju bëjnë më pak produktiv. Kjo do t’ju mundësojë të jeni transparent, të sinqertë dhe të çiltër me veten.

Rishikoni produktivitetin tuaj në fund të ditës

Provoni këtë: çdo natë para se të shkoni në gjumë, kaloni pak kohë duke shkruar 3 -5 gjërat primare që keni arritur t’i kompletoni gjatë ditës. Këto duhet të jenë detyra që ju qojnë drejt qëllimeve tuaj në jetë.

Gëzohuni për atë që keni arritur të kompletoni, por praktikoni dhe pak kritikë ndaj vetes për ato që nuk keni arritur t’i kompletoni.

Shmangni detyrat e shumta

Mos bëni shumë punë në të njëjtën kohë. Problemi është se truri nuk mund të funksionojë siç duhet. Kur bëni shumë detyra në të njëjtën kohë, ju në fakt ndërhyni aftësinç e trurit të shfaqë gjithë kapacitetin e tij. Në rastet kur fuqia e trurit dhe kreativiteti janë kritike, detyrat e shumta me të vërtet nuk na qojnë askund. Kur bëni ndryshime të aktiviteteve,  ju rrezikoni të humbni gjçrat nga memoria juaj e shkurtër.  Ju po ashtu pengoni rrjedhën normale mendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button