RMV, u hap konkursi për mësimdhënësit e shkollave fillore të mund të avancojnë karrierën në titullin “mentor”

Në fillim të vitit të ri kalendarik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ofruar mundësi të re për avancimin në karrierë të mësimdhënësve të shkollave fillore. Në ueb portalin www.karierenrazvoj.mon.gov.mk është publikuar thirrje e përsëritur për aplikim për mësimdhënësit e shkollave fillore për avancim në titullin “mentor”, transmeton Portalb.mk.

“Në thirrjen mund të paraqitet mësimdhënësi i shkollës fillore i cili i plotëson kushtet në përputhje me Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat ​​fillore dhe të mesme, gjegjësisht të ketë së paku 7 vjet përvojë pune si mësimdhënës, të jetë i punësuar me kohë të pacaktuar dhe t‘i plotëson standardet profesionale për mësimdhënës – mentor”, thuhet në njoftimin e MASh-it.

Në vetë thirrjen gjendet lista e komunave dhe shkollave të cilave i referohet e njëjta.

Paraqitja zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit www.karierenrazvoj.mon.gov.mk , ku në shtojcë të aplikimit bashkëngjitet dokumentacioni përkatës si dëshmi për përmbushjen e kushteve të shënuara. Afati i fundit për aplikim është 20 shkurt 2023.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje të gjithë mësimdhënësve nga shkollat ​​fillore publike të shënuara në thirrjen, nëse i plotësojnë kushtet, të paraqesin aplikimin e tyre brenda afatit të përcaktuar, për të ushtruar të drejtën e përcaktuar me ligj për  avancim në titullin “ mentor”, ndërsa me këtë edhe të sigurojnë të ardhura personale më të larta”, thuhet në kumtesën e MASh-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button