“?” nuk legjitimon një tekst tendencioz

[Recension: “Manipulimi me këshillin mbipartiak?”]

Vendosja e një “?” në fund të titullit nuk e legjitimon tendencën e gazetarit për të hedhur ide të pakonfirmuara. Shpesh gazetarët mendojnë që po vendosën “?” do të thotë që ata mund të shkruajnë ç’të duan në tekst edhepse është e pa vërtetuar ose e pa atribuuar ndonjë burimi kompetent.

Tetova sot - Manipulimi me keshillin mbipartiak 1Linku për te artikulli origjinal: “Manipulimi me këshillin mbipartiak?”
Data e publikimit: 30.11.2015
Data e recensionit: 01.12.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Autori në tekstin në fjalë, flet për një manipulim të mundshëm të Lëvizjes Besa si subjekt politik dhe vetë autori e quan këtë kërkesë jo të arsyeshme. Këtë nuk e aprovon as me burime kompetente dhe as fakte të qëndrueshme.

Autori vetë vlerëson se Këshilli mbipartiak është një ide e madhe për një parti me fuqi të vogël.

“… nga anketat e fundit të bëra nga IRI mund të shihet se fuqia e kësaj Lëvizje është minimale për të luajtur me ide kaq të mëdha, të cilat nuk dihet se prej nga vijnë dhe për çfarë dalin në opinion.”

Nuk ka matës me të cilin gazetari mund të masë se sa e madhe është një ide e caktuar dhe këtë të ja sqarojë publikut. Në këtë pikë, pa anshmëria e gazetarit “ka rënë në ujë” dhe ai është bërë shërbëtor i ideve politike të kundërta me ata që nënvlerëson në krijimin e tij.

Autori i ka cilësuar “të parëndësishme” disa subjekte politike në vend që në kontekst profesional është një veprim i pa pranueshëm meqë vjen prej tij. Ngaqë i janë dukur “të parëndësishme” nuk ka marr mundimin as t’i kontaktojë ato por sipas tij “duket se edhe vetë ata që e kanë propozuar nuk e dinë pse e kanë propozuar” krijimin e një këshilli mbipartiak.

Edhe ky, bie në “grackë” si shumë “gazetarë” të tjerë duke u referuar te “njohësit e rrethanave” që në fakt nuk shihen të citohen në tekst.

Madje teksti hedh dyshime mbi qëllimet “manipuluese” që mund të ketë këshilli mbipartiak vetëm për faktin se një funksionarë i LSDM-së ka shfaqur interes të kyçet në të.

“Me vetë praninë e Shilegovit dhe disa njerëzve që kanë shfaqur interest të kyçen në këtë këshill shihet qartë qëllimi manipulues me këtë këshill nga ana e kësaj Lëvizje të izoluar që dëshiron të thirret në ide të mëdha.”

Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë shkruhet:

Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.

Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button