Shkup, bisedimet për mediat mbeten të bllokuara

Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dje kanë lëshuar bisedimet në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos ku po diskutohet çështja e mediave. LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët as pas propozimeve të lehtësuesit Piter Vanhojte, raporton Portalb.

Aktin e ikjes së VMRO-DPMNE-së nga bisedimet LSDM e ka quajtur tendencë për zvarritjen e marrëveshjes.

VMRO-DPMNE vazhdon me strategjinë e zvarritjes dhe mosrespektimit të detyrimeve të ndërmarra me Marrëveshjen 2 qershorit/15 korrikut”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Me anë të një kumtese VMRO-DPMNE ka akuzuar liderin e LSDM-së se po tenton t’i uzurpojë mediat. “Ai do që të veprojë në kundërshtim me standardet evropiane për lirinë e shprehjes dhe lirinë e informimit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Përfaqësuesi i LSDM-së në bisedimet e grupeve punuese, Robert Popovski për Portalb ka konfirmuar ikjen e VMRO-DPMNE-së nga bisedimet.

“Ashtu sic ju kemi njoftuar VMRO-DPMNE nuk kanë dashur që të vazhdojnë me bisedime. Për sot, nga zyra e lehtësuesit Vanhojte kanë informuar se bisedimet do të vazhdojnë nga dita e nesërme”, tha për Portalb Popovski duke shtuar se ata si parti janë të gatshëm për vazhdimin e bisedimeve.

Redaksia jonë ka tentuar të marr sqarim për ngecjen e bisedimeve edhe nga deputetit Ilija Dimovski, i cili përfaqëson VMRO-DPMNE-në në bisedime, por nuk kemi arritur të marrim përgjigje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button