Mediat greke në grevë 24 orëshe

Punonjësit e mediave në Greqi kanë hyrë në grevë një ditore për të protestuar ndaj rregulloreve të qeverisë lidhur me sigurimet shoqërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak se gazetarët kanë lënë punët e tyre për të mbështetur grevën e përgjithshme e cila është organizuar me thirrjen e Konfederatës së Sindikatave të Punëtorëve në Greqi (GSEE), Federata e Punonjësve të Sektorit Publik (ADEDY), dhe nga Unioni i Degëve të Punonjësve të Përpjekjes (PAME) në televizione dhe radio janë ndërprerë emetimet e lajmeve.

Gjithashtu, për shkak të grevës dhe thirrjes së Federatës së Gazetarëve Panhelenike (POESY) ditën e nesërme raftet e gazetashitësve do të mbeten të boshatisura.

Ditën e nesërme punonjësit e sektorit publik dhe privat në Greqi do të mbajnë grevë për të protestuar vështirësimin e kushteve të punës dhe të sigurimeve shoqërore të ndërmarra në kuadër të reformave të qeverisë dhe të buxhetit për vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button