Era e turizmit hapësinor

Njeriu si natyrë është i ndërtuar për të qenë kurjoz. Më hovin teknologjik dhe revolucionin në transport, pikat turistike në tokë janë zbuluar thuajse të gjitha dhe për mbushur këtë boshllëk disa operatorë turistikë kanë drejtuar sytë nga qielli.

Që tani ka nisur gara për atë që prej vitesh turizëm hapësinor. Udhëtimi i parë pritet të kryhet vitin e ardhshëm dhe do të shënonte pikërisht nisjen e erës së turizmit malor.

Miliarderi britanik, Sir Richar Branson po mendon për ndërtimin e hoteleve hapësinore. “Virgin Galactic” ka marrë porositë e para ku çmimet janë të majme, nisin nga 200 mijë euro, minimumi.

Hoteli hapësinor i Branson, të paktën në projekt është i lëvizshëm dhe nga ai turistët do të kenë mundësinë të shohin nga pak kilometra larg krateret dhe malet e Hënës. Vetë miliarderi britanik garanton klientët e tij se në një të ardhme të afër do të kenë mundësi të vizitojnë si turistë hapësirën.

Si për të përforcuar deklaratën e tij mbërrin edhe njoftimi i PayPal, shërbimit të pagesave online që ka nisur punën për krijimin e seksionit të “PayPal Galactic” për të pranuar pagesat nga “jashtë tokës”.

Për momentin, problemi kryesor është që anijet hapësinore të Richard Branson nuk janë në gjendje të arrijnë orbitën e Tokës.

Lajme të ngjashme

Back to top button