Stavreski: Këtë vit rritje më të madhe ekonomike

Pritjet e Qeverisë janë që këtë vit rritja e ekonomisë së Maqedonisë do jetë më e lartë se ajo që është projektuar në dy për qind. 

Rritje më të madhe të ekonomisë së Maqedonisë parashikojnë edhe disa institucione financiare ndërkombëtare, si FMN-ja e cila e rishikoi shkallën e rritjes për këtë vit në 2,2 për qind, pastaj Fiç, i cili parashikon rritje prej 2,7 për qind, ndërsa edhe Banka Popullore e RM-së pret rritje më të lartë se ajo e projektuar. 

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave Zoran Stavreski, është mirë të kemi sukses që të realizohet rritje më e madhe se ajo që është parashikuar.

Ai thekson se rritet numri i agjencive dhe institucioneve financiare ndërkombëtare që parashikojnë rritje ekonomike për vitin 2013 për RM.

Lajme të ngjashme

Back to top button