Vulin në Kosovë, “nuk ma ndaloi EULEX-i”

Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i ngarkuar për Kosovën, i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se ndodhet sot në Kosovë meqë EULEX-i nuk ka urdhëruar ndalesë për hyrje të tij , kurse me institucionet e përkohshme në Prishtinë, siç vazhdojnë t’i quajnë institucionet e Republikës së Kosovës zyrtarët e Beogradit, nuk komunikoj. “Nuk ma ndaloi hyrjen në Kosovë EULEX-i”, u shpreh ai.

Vulin nuk respekton ndalesat, hynë në Kosovë

Ndonëse Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të mos e lejojë ministrin pa portofol në Qeverinë e Serbisë, të ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, të hyjë në vendin tonë, siç thuhet, për shkak të shkeljes së autorizimeve që i janë përcaktuar nga autoritetet kosovare, megjithatë ai tashmë ka hyrë në vendin tonë.

Bashkë me Vulinin ka ardhur edhe ministrja e Enegjetikës, Zorana Mihajloviq. Sipas agjencisë serbe Tanjug, Mihajloviq dhe Vulin kanë vizituar hidrocentralin “Gazivod a”. Më pastaj do të vizitojnë edhe trafastacionin “Valaç”, si dhe kombinatin “Trepça” ne veri të Mitrovicës.

“Vulinit i është ndaluar sot që të hyjë në Kosovë, për shkak se më 14 tetor, ka marrë pjesë në një fushatë parazgjedhore. Ai ka paraqitur kërkesën e tij pranë zyrës së BE-së, dhe i njëjti na është përcjellë neve . Ne i kemi kthyer përgjigje negative, për shkak se nuk i është përmbajtur kritereve gjatë vizitës së tij të fundit”, ka thënë sot për Radion Evropa e Lirë, Bekim Çollaku këshilltari i parë i kryeministrit të Kosovës.

Zyrtarët serbë, Vulin dhe ministresha Mihajlloviq, përveç “Trepçës”, sot do të vizitojnë edhe Graçananicën e Novobërdën.

Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mos e lejojë ministrin serb për Kosovën, Aleksandar Vulin, të hyjë në Kosovë, për shkak të shkeljes së autorizimeve që i janë përcaktuar nga autoritetet kosovare.

“Vulinit i është ndaluar sot që të hyjë në Kosovë, për shkak se më 14 tetor, ka marrë pjesë në një fushatë parazgjedhore. Ai ka paraqitur kërkesën e tij pranë zyrës së BE-së, dhe i njëjti na është përcjellur neve. Ne i kemi kthyer përgjigje negative, për shkak se nuk i është përmbajtur kritereve gjatë vizitës së tij të fundit”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Bekim Çollaku këshilltari i parë i kryeministrit të Kosovës.

Ministri Vulin kishte planifikuar që të vizitojë të enjten Kosovën, bashkë me ministren për energjetikë Zorana Mihajlloviq.

Kësaj të fundit ndërkaq i është lejuar hyrja në Kosovë./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button