Mustafa dhe Thaci homazhe te varri i Adem Jasharit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e shënimit të ditëlindjes së 60-të, ka përkujtuar sot Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burrin e madh tëkombit, Adem Jashari, si dhe daljen publike të UÇK-së.

Kryeministri Mustafa, thekson se sot, kur shqiptarët kudo që ndodhen, shënojnë 28 Nëntorin, 103 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Shqiptar, ata kanë edhe një datë të shënuar, ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

“Adem Jashari, me jetën dhe veprën e tij të pavdekshme, hyri në panteonin e burrave të shquar të kombit, të cilët e udhëhoqën popullin e Kosovës drejt lirisë.Adem Jashari, së bashku me Familjen Legjendare Jashari nga Prekazi, dhanë gjithçka për Kosovën, lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e saj”, tha kryeministri IsaMustafa.

Duke përkujtuar aspiratat dhe idealet e Adem Jasharit dhe Familjes Jashari,kryeministri Isa Mustafa, shprehu zotimin e Qeverisë për të punuar me përkushtim të plotë në forcimin e shtetësisë dhe anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, duke fuqizuar njëkohësisht miqësinë tradicionale me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button