Opozita thotë se do të jenë 50 mijë manifestues

Mobilizim më të madh kurrë nuk ka pasur dhe sot pritët të vijën mbi 50 mijë njerëz në Prishtinë, ka thënë për Klan Kosovën, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

Por, ditë më parë zyrtarë të Opozitës patën thënë se me 28 nëntor do t’i mbledhin 200 mijë protestues.
“Nisjet nga komunat e tjera janë më të mëdhatë që kemi pasur ndonjëherë dhe sipas konfirmimit nga degët sot pritet të jenë më shumë se 50 mijë veta në Prishtinë”, ka thënë Krasniqi për Klan Kosovën.

Sheshi “Zahir Pajaziti”, veç ka filluar të mbushet me njerëz, ndërsa manifestimi i Opozitës kundër marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë në Bruksel dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button