Arsenali i lëshohet pas Icardit

Arsenali thuhet se është i gatshëm të ofrojë 45 milionë euro për kapitenin e Interit, Mauro Icardi, gjatë merkatos dimërore.

Sulmuesi argjentinas është kërkuar vazhdimisht për një transferim në Premierë Ligë dhe spekulimet e tilla kanë vazhduar edhe sot, transmeton arbresh.info. ‘Cerriere dello Sport’ shkruan që lëndimi i sulmuesit të “Topçinjve”, Danny Welbeck, mund të inkurajojë skuadrën nga Londra veriore të bëjë një ofertë në muajin janar.

Gazeta beson që një ofertë prej 45 milionë euro është e mundshme dhe një shumë e tillë do të jetë e vështirë për tu refuzuar nga Presidenti i Nerazzurrëve, Erick Thohir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button