Adele rekord të paimagjinueshëm shitjesh me albumin e ri

Në gati të gjitha vendet që kanë mundësi të blejnë produkte në iTunes, albumi më i ri nga Adele ia ka arritur të kryesojë, duke marrë vendin e parë si albumi më i shitur.

Më saktësisht, nga 119 vende, të cilët mund të blejnë muzikë në iTunes, në 110 prej këtyre vendeve albumi ’25’ është më i shituri, por kjo nuk do të thotë që në 9 vendet e tjera nuk është shitur fare.

Vetëm në Amerikë, në ditën e parë të shitjes albumi ka shitur 900 mijë kopje, ndërsa në Britani numri i kopjeve të shitura është 300 mijë në vetëm një ditë.

Në vetëm 3 ditë, ’25’ është shitur 2.3 milionë herë në Amerikë, ndërsa pritet që pas një jave të dalin numrat zyrtarë, që sigurisht do të tregojnë shumë rekorde, që Adele do të thyejë me këtë album.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button