Gjykata liron ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader

Gjykata e Lartë në Kroaci ka vendosur të lirojë ish-kyeministrit kroat Ivo Sanader i cili qëndroi për 4 vite në burg ndërsa ishte dënuar me 9 vite burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata vendosi të lirojë nga burgu Sanader-in i cili në vitin 2012 ishte dënuar me 9 vite burg dhe gjobë në vlerë prej 2 milionë eurosh lidhur me rastin korruptiv “Fimi Media”.

Njoftohet se Sanader i cili ndodhet prej 4 vitesh në burgun në Rementinc do të lirohet brenda ditës dhe gjithashtu do ti kthehet edhe pasaporta.

Ish-kryeministri kroat u gjet fajtor se gjatë periudhës kur ishte kryetar i partisë Bashkësia Demokratike e Kroacisë (HDZ) kishte tërhequr para “në mëyrë të paligjshme” nëpërmjet kompanisë “Fimi Media” nga institucionet shtetërore dhe kompanitë.

Gjykata, si të akuzuarin e nivelit të parë ndaj Sanader-it kishte shqiptuar dënimin me 9 vite heqje lirie dhe konfiskimin e rreth 2 milionë eurove të cilat i kishte siguruar nga institucionet shtetërore.

Në tetor gjykata vendosi lirimin me kusht të Sanader-it me një garanci prej 1.6 milionë eurosh, dhe së fundmi me vendimin e marrë nga gjykata u vendos se nuk është e nevojshme të paguhet garanci.

Përndryshe, Ivo Sanader gjatë viteve 2003-2009 ka qenë në postin e kryeministrit të Kroacisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button