(Përditësim) Sulmohet Ambasada e Turqisë në Moskë

Një grup i cili protestonte para ambasadës turke në Moskë ka hedhur vezë dhe gurë në dritaret e ndërtesës pasi Ministria e jashtme ka njoftuar për rrëzimin e avionit luftarak rus të tipit Su-24, raporton Anadolu Agency (AA).

– “Nuk u morën masat e sigurisë”

Këshilltari për shtyp në ambasadën turke në Moskë, Orhan Gazigil, në një deklaratë në lidhje me këtë çështje tha se nuk u morën masat e nevojshme para ambasadës.

Gazigil u shpreh se “bulevardi në të cilën ndodhet ambasada mund të mbyllej plotësisht por policia nuk e bëri një gjë të tillë. Si reuzltat u dëmtua ndërtesa e ambasadës”.

Protestat kanë nisur ditën e djeshme në orët e mbrëmjes. Ndërsa protesta e grupit të mbledhur ditën e sotme është kthyer në sulm fizik.

Dy avionë turq F-16 të cilët në kuadër të angazhimeve ndodheshin me detyrën e patrullimit në rajon ndërhynë ndaj avionit të tipit Su-24 i cili pavarësisht 10 paralajmërimeve të bëra brenda 5 minutave, vazhdoi të shkelë hapësirën ajrore turke në kufirin Turqi-Siri. Rusia, pati njoftuar se avioni i rrëzuar në rajonin Bayırbucak të Sirisë që ndodhet përballë rajonit Yayladağı në qytetin Hatay i përkiste asaj, ndërsa NATO kishte konfirmuar vërtetësinë e informacioneve që Turqia kishte paraqitur rreth çështjes se avioni kishte kryer shkelje të hapësirës ajrore.

Edhe në fillim të muajit tetor avionët luftarakë të Rusisë shkelën hapësirën ajrore të Turqisë, ku dhe zyrtarët rusë pas ngjarjes duke kërkuar falje patën njoftuar se situata të tilla nuk do të përsëriteshin. Ndërsa Turqia kishte ripërsëritur paralajmërimin e saj se do të zbatonte rregullat e angazhimit të cilat përfshijnë kundërpërgjigjen ushtarake ndaj shkeljes së hapësirës ajrore.

____________

14:50 – Pasi ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur rrëzimin e avionit luftarak rus të llojit SU-24, sot disa protestues e kanë sulmuar godinën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi i protestuesve hodhën vezë dhe gurë në dritaret e ndërtesës së ambasadës turke në kryeqytetin rus, Moskë. Si pasojë e këtij sulmi me gurë janë thyer dritaret në katin e dytë dhe të tretë të ambasadës.

Dje forcat ajrore turke rrëzuan avionin luftarak rus pasi kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button