Gjuriq: Ujmani është i Serbisë dhe do të mbetet i Serbisë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se Ujmani (Gazivoda) do të mbetet nën Serbi, kanë shkruar mediat serbe.

Gjatë vizitës së tij në komunën e Zubin Potokut, Gjuric vizitoi liqenin e Ujmanit,  dhe deklaroi se “Është shumë gjë e mirë që kryeministri Aleksandar Vuçiq në mënyrë të vendosur insiston në politikën e mbajtjes së aseteve tona, duke përfshirë edhe Ujmanin”, transmeton arbresh.info.

Gjuriq ka shkuar edhe më larg duke pretenduar se ujin e kësaj pjese të Kosovës nuk kanë të drejtë ta shfrytëzojnë qytetarët e Kosovës pasi që sipas tij, ajo i takon komunës së Zubin Potokut.

“Absolutisht, Ujmani është i joni dhe do të mbetet i joni.  Shqiptarët nuk na kanë paguar për ujin e përdorur nga ky hidrocentral dhe është e nevojshme që të gjendet një zgjidhje për ujin që nga këtu përfundon në jug “, ka thënë Gjuriq.

Ai tha se Ujmani ka rëndësi të madhe, si ekonomike ashtu edhe politike dhe mbart me vete një potencial për zhvillim. Gjuriq ka biseduar me menaxhmentin e hidrocentralit të Ujmanit lidhur me planet për të ardhmen në aspektin e potencialit turistik të Serbisë.

“Plani i qeverisë serbe në turizmin e brendshëm do të përdoret edhe në territorin e Kosovës. Kjo është arsyeja pse ne jemi sot këtu në liqenin Ujmanit “, ka thënë Gjuriq.

Drejtori i hidrocentralit të Ujmanit, Srdjan Vulovic ka thënë se këto burime ju takojnë vetëm serbëve dhe askujt tjetër. “90 për qind e objekteve të infrastrukturës së hidrocentralit janë në komunën e Zubin Potokut. Kjo na jep neve të gjitha të drejtat që burimet e energjisë dhe të ujit të përdoren vetëm nga komuniteti ynë”, ka thënë Vulovic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button