Liam nuk di ta përdorë kompjuterin

Liam Hemsworth ka pasur nevojë për një kurs të kompjuterëve për rolin e tij në filmin ri “teknologjik” të regjisorit Michael Mann, “Cyber”.

Australiani ka folur për revistën Details, duke thënë se ai nuk ishte aq i mirë në kompjuter para se të fitojë rolin në film, transmeton Telegrafi.

“Kam marrë leksione për dy muaj. Ky është një mësues kompjuterësh me Ph.D. nga UCLA që vjen në këtë dhomë të vogël dhe më jep leksione në komandat Unix dhe gjëra tjera”.

“Ishte ngazëlluese në ditën parë ose edhe të dytë, por pastaj mendova, ‘Oh jo, kjo është arsyeja se pse nuk bëj punë në tavolinë’”.

“Nuk mund të them se mund t’ua vjedh konton tuaj në ndonjë bankë zvicerane, por mund të synoj ta bëj këtë”, ka thënë aktori.

Lajme të ngjashme

Back to top button