Jugohromi i paprekur nga paditë

Rreth 30 000 euro gjoba janë shqiptuar në territorin e komunës së Tetovës, për personat juridik që kanë bërë ndotjen e ajrit. Por, të pyetur për ndotjen që bën Jugokromi dhe nëse ndaj këtij kombinati janë vendosur gjoba, nga komuna e Tetovës thonë se ndaj tij nuk janë ndërmarrë masa shkaku se ky kombinat vepron jashtë territorit administrativ të komunës së Tetovës, por disa herë është reaguar në Qeveri, njofton Alsat-M.

“Komuna e Tetovës 2 herë radhazi me shkresë, ka kërkuar nga Qeveria e RM që të rishikojë vendimin e marrë nga ana e tyre që ti mundësojnë këtij ndotësi industrial të vazhdojë punën e tij, edhe për 2 vite tjera, pa instaluar filtra. Deri më tani kjo kërkesë e komunës së Tetovës është pranuar për shqyrtim në qeveri, mirëpo ende nuk kemi një përgjigje apo epilog për sa i përket kësaj problematike” , theksojnë nga Komuna e Tetovës.

Nga ana tjetër, edhe pse ndotja e ajrit nga Jugohromi bëhet në komunën e Jegunocit, drejtuesit e saj nuk japin të dhëna, nëse inspektorati komunal ka ndërmarrë ndonjë masë ndaj tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button