Tragjedi e re në Detin Egje, pranë Bodrumit gjendet trupi i 4-vjeçares

Avokati Goray Karadut mbrëmë në bregdetin pranë ishullit Catalada gjatë një shtëtitjeje ka gjetur trupin e pajetë të 4 vjeçares Sena e cila humbi jetën si pasojë e mbytjes së gomones që trasportonte klandestinë.

Në deklaratën e tij për AA tha se gjetja e vjazës ishte një skenë tronditëse, e cila nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Gomonja me klandestinë të paligjshëm u mbyt ditën e djeshme në Detin Egje, ku janë zhdukur 15 persona.

Pas lajmërimit të tij, në vendin e ngjarjes ka arritur roja Bregdetare, e cila tërhoqi trupin e vajzës që ishte bllokuar midis shkëmbinjëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button