Ja se si ndryshohet data e afatit në ushqime (Video)

Sa të sigurta janë ushqimet që konsumohen në vendin tonë?! Sipas një video-skandali të publikuar në emisionin ‘Oktapod’, nuk janë aspak të sigurta.

Gazetari i emisionit mundi të fshijë datën e afatit në disa lloje të ndryshme produktesh vetëm me ndihmën e një llaku flokësh, dhe më pas i vendosi një datë të re afati, duke përdorur një vulë të blerë në treg.

Nga të gjitha provat e kryera përpara kamerës, të vetmet produkteve që nuk mund t’iu fshihej data e afatit, ishte një konservë perimesh e importuar nga Maqedonia dhe një lëng, data e afatit e të cilit ishte gdhendur tek shishja.

Videoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa ka mjaft persona që kanë praktikuar profesionin e shitësit dhe kanë pohuar se e kanë bërë diçka të tillë në vendet ku kanë qenë të punësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button