LSDM: Gruevski thellon borxhet, 817 milionë euro borxhe të reja

Në fund të mandatit, Nikolla Gruevski për vetëm një muaj dëshiron të bëjë borxhli qytetarët me 817 milionë euro borxhe të reja dhe kredi të cilat do i kthejnë gjeneratat e ardhshme, thuhet në kumtesë e Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë.

“Borxhi prej 500 milionë euro, kredi e re nga Erste dhe Dojçe bankë me rreth 90 milionë euro, kredi e re nga EBOR prej 181 milionë euro, borxh ndaj bankave vendore prej 42 milionë e 520 mijë euro për rifinancim, hua prej 3.5 milionë euro tek kreditorët vendor. Gjithsej 817 milionë euro për vetëm një muaj”, kanë reaguar nga LSDM.

Sipas tyre, pa ide dhe pa rezultate Nikolla Gruevski u mori 10 vjet nga jeta qytetarëve të Maqedonisë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button